
Pas kritikave që u bëri krerëve të bashkive, qeveria shpall zonat e para zhvillimore
Qeveria ka shpallur zonat e para me “përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të ‘Paketës së Maleve’.
Vetëm pak ditë më parë Rama u përplas me disa kryetarë bashkish (në veçanti me atë të Kuçovës”, se përse nuk ishte dorëzuar harta e zonave që janë të përshtatshme për zhvillim. Si duket kreu i qeverisë e ka prioritet këtë ligj dhe sot janë miratuar disa zona me përparësi zhvillimi malor në Belsh, Përmet, Elbasan dhe Skrapar.

Sipas ligjit, “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” është zona e cila për shkak të karakteristikave që ofron peizazhi, burimet natyrore, trashëgimia kulturore apo tërësisë së aktiviteteve në natyrë që ofrojnë, përbëjnë potencial për zhvillimin e ekonomisë dhe nxitjen e investimeve...

Ligji parashikon mbështetjen vetëm për 500 projekte, të cilat do të përzgjidhen mbi bazën e planeve të zhvillimit që aplikantët duhet të dorëzojnë. Përfituesit, që mund të jenë individë ose biznese të regjistruara, nuk do të paguajnë asnjë taksë për 10 vjet, përfshirë TVSHnë, tatimin mbi fitimin, taksën e pasurisë dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Por ligji edhe pse në pamje të parë duket ndihmues, në fakt ka shumë probleme sipas ekspertëve. Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.

Por ka shumë prona për të cilat ka konflikte mes banorëve, pasi nuk është e qartë pronësia. “Paketa e Maleve” del mbi ligjet e tjera pronësore dhe gjasat që të kemi përplasje dhe konfliktet janë të shumta. Sipas qëllimit të shpallur, skema synon të nxisë rikthimin e banorëve që të investojnë në tokat e tyre në zonat malore, ku shpopullimi dhe mungesa e zhvillimit është problem. Por opozita dhe shumë kritikë shprehen se ky ligj mund të jetë si pretekst për të kaluar shumë zona malore në duart e “investitorëve strategjikë” të Ramës. /Pamfleti
Ketu ka tradheti burra.
Mos lejoni kete poshtersi mos lejoni te ji vjedhin vendbanimet shekullore hajdutet sttategjik te Surreli strategjik. Kujdes, ndalni Ramutin qe po deshqiptarizon Shqiperin duke e libanizuar. Ndalni kete qenin joshqiptar, Shqiperine joshqiptari i Surrelit e ka vene ne treg per shitje.
Menyra si u prish thethi dhe valbona, me urgjence tregon se interesa te tjera sh te medha fshihen pas. Ky pafillo dhe kur merr fryme se beson njeri. Ka dhene fjale po do ti ngec ne gryke.
Skeme vjedhjeje dhe pushtimi, si ligji per investitoret strategjike.