
Mjekja Suela Xhufi e ka cilësuar si alarmante situatën në Shqipëri në lidhje me përdorimin e drogave dhe uljen e moshës së përdoruesve.
Mjekja tregoi rastin e një pacienti 16-vjeçar i cili e kishte nisur marijuanën që në moshën 9-vjeçare dhe aktualisht ishte përdorues i kokainës.
“Politikat e personave që merren e shohin si biznes dhe në momentin që fusin përdorimin e moshave të vogla që në klasë të gjashtë. 9 vjeç ka qenë një rast. Ai ishte përdorues i kokainës dhe kishte filluar që 9 vjeç cigaren e marijuanës dhe nuk ishte nga Tirana, ishte nga zonat rurale të veriut. Ka shumë fëmijë nga këto zona që e fillojnë drogën në moshë të vogël”, tha ajo.
Teksa ka folur për efektet që droga kishte lënë tek ai, mjekja theksoi se pacienti i saj ishte një fëmijë shumë agresiv, me bipolaritet dhe çrregullime të humorit.
“Ai ishte një fëmijë me bipolaritet, shumë agresiv, me çrregullime të humorit e nivel inteligjence të ulët në trend të skizofrenisë, nuk kishte dëshirë për t’u vetëzhvilluar, kishte idenë që të gjithë rreth tij e kishin fajin dhe të gjithë duhet të punonin për të. Nuk e kishte fare ndjesinë e fajit”, u shpreh mjekja.
Sipas Xhufit, është rrjet shumë i mirëorganizuar i furnizimit dhe shitjes së drogës, duke bërë që ajo të vijë me telefon, më shpejt se një picë.
“Kam pacientë përdorues të kokainë që janë jo vetëm përdorues por edhe shitës. Po flasim për persona që janë pasuruara shumë në vite dhe ky pasurim ndikon në strukturat shtetërore. Kemi aksesisbilitet sh të lartë. Ti mund të bësh politika sa të duash, por kur ke akses për të marrë substanca t’i mund të marrësh më vonë një picë, sesa drogën. Droga të vjen me telefon. Është një rrjet shumë i mirëorganizuar”, deklaroi ajo për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje