
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Florjan Binaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.
Florjan Binaj ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit. Teksa ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, Binaj thotë se programi është mbështetur nga opozita dhe është pasuruar me propozime konkrete.
“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej”, shkruan Binaj.
Fitore Florjan ,Fitore o zot suksese ne fushat e ne drejtimin e Bashkis se Tiranes