TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 21:28

Koncesioni i sterilizimit/ Shabani për masën ndaj Beqajt: Fakti që hetimi ka zgjatur 4 vite tregon se janë vjedhur sërish para

Shkruar nga Pamfleti

Koncesioni i sterilizimit/ Shabani për masën ndaj Beqajt: Fakti

Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani i ftuar në një studio televizive ka folur për hetimet dhe masën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit nga SPAK.

Shabani u shpreh se faktoi që hetimet kanë zgjatur 4 vite tregojnë se janë vjedhur sërish para, ndërsa bëri thirrje që paratë e vjedhura dhe të fshehura, t’u rikthehen shqiptarëve.

“Nga pikëpamja personale nuk gëzohem kur shoh dikë që shkon në burg. Por gëzohem se kjo dosje ishte varrosur nga drejtësia e vjetër dhe tani po zhvillohet. Ne kemi thënë se ky është një test për SPAK. Flasim për lekët e spitaleve, mjekeve, dhe në momentin që këto s’janë përdorur, dikush ka vdekur. Kostoja ka shkruar te qytetarët se këta, zyrtarët shkojnë e mjekohen jashtë vendit. Në fund të ditës dikush duhet të paguajë. Kallëzimi po shkon drejt zbardhjes, kemi humbur 4 vite. Unë prisja që të bëhej që në vitin 2021. E rëndësishme tani është vendimi final.

Paratë që ata kanë vjedhur të sekuestrohen, ato para që janë fshehur t’i kthehen shqiptarëve, kjo është drejtësia. Fakti që ka zgjatur 4 vite do të thotë se vjedhja nuk ka mbaruar. Sa më shpejt të procedohet më e saktë është vendimi. Krahasuar me çfarë kishim, ka progres, por është i mjaftueshëm”, tha Shabani për News24.

endri shabani koncesioni i sterilizimit

Lini një Përgjigje