
Ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, Erzen Breçan i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në kuadër të operacionit të SPAK, pas largimit të qeverisë Berisha në vitin 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij, atë të një Security privat.
Madje në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së. Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”.
Asokohe u fol për përgjimin e një bisede telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti, bisedë të cilën vetë Breçani e ka konfirmuar në prokurori.
Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji. Breçani njihet si një ndër besnikët e Sali Berishës që e ka shoqëruar në çdo protestë dhe aksion politik në Tiranë.
Ish drejtuesi i policisë Erzen Breçani dhe djali i tij akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash. Brezani mësohet se është arrestuar ndërsa për djalin e tij ende nuk është ekzekutuar urdhërarresti, pasi dyshohet se ai ndodhet jashtë shtetit.
Lini një Përgjigje