TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 18:28

Masa e sigurisë ndaj Beqajt, Lubonja akuza SPAK-ut: Prokurori me regji, përdoret nga Rama!

Shkruar nga Pamfleti

Masa e sigurisë ndaj Beqajt, Lubonja akuza SPAK-ut: Prokurori me regji,

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar hetimet dhe masën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionin e sterilizimit tha se gjithçka ishte e orkestruar.

Në një intervistë për “News 24”, sipas tij ka një lehtësim për Beqajn dhe kjo vjen nga pushteti që ka kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se Prokuroria është me regji dhe nuk ka të njëjtën qasje si në çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se në rastin e Berishës i ka shkuar çështjes deri në rrënjë ndërsa e kundërta ka ndodhur me Beqajn.

Ka një lehtësim për Beqajn kjo vjen nga pushtetit që ka Edi Rama. Prokuroria përdoret. Është një prokurori me regji.

Deduksioni të çon që SPAK përdoret nga Rama. ke mi parë si janë vonuar çështjet, si tërheqja e Arben Krajës, inceneratorët e të tjera. Duket sheshit që ka bashkëpunim.

Nuk ka të njëjtën qasje si tek Berisha dhe tek të tjerët. Te Berisha i ka shkuar deri në rrënjë çështjen. Ndërsa këtu nuk shkon atje”, tha Lubonja.

spak beqaj

Lini një Përgjigje