TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 16:19

Çështja në Apel për Berishën dhe Malltezin, Gjokutaj: Akuzat nuk qëndrojnë, e gjithë dosja është një farsë!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja në Apel për Berishën dhe Malltezin, Gjokutaj:

Avokati i ish kryeministrit Berisha, Genc Gjokutja ka folur për mediat, pasi ka dalë nga Apeli i GJKKO, ku po shqyrtohej ankimimi i bërë ndaj vendimit të ish-kryeministrit.

Në prononcimin e tij, Gjokutaj tha se GJKKO ka vendosur të shpallë ditën e nesërme vendimin lidhur me ankimimin e bërë prej tyre, për shkaka të dosjes voluminoze. Sipas avokatit masat e sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nuk qëndrojnë, ndërsa të gjithë procesin e konsideroi se farse.

Jemi që nga ora 9. Kemi paraqitur të gjitha argumentet që jo vetme masat nuk qëndrojnë, por çështja është një farsë. I kemi shpjeguar gjykatës pretendimet tona, shkeljet që janë bërë në shkallë të parë. Edhe Malltezi ishte prezent në gjykim. Shpjegoi elementet nga fillimi në fund të trajtimit të pronës Gjykata nuk dha vendim, pasi konsideroi se materiali ishte voluminoz dhe seanca u shty për nesër. Të gjitha kërkesat që kemi bërë në shkallë të parë i kemi rikërkuar në Apel për ti konstatuar dhe për ta vendosur këtë proces në shinat ligjore", tha ai.

gjokutaj apeli

Lini një Përgjigje