TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 17:59

Lufta Izrael-Hamas, MEPJ njofton evakuimin e një tjetër familje shqiptare nga Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Lufta Izrael-Hamas, MEPJ njofton evakuimin e një tjetër familje

Një tjetër familje shqiptare është riatdhesuar nga Gaza e cila prej më shumë se një muaji është epiqendër e luftimeve të përgjakshme që ka lënë pas rreth 13 mijë palestinezë të vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili sqaroi se një pjesë e kësaj familje erdhi në atdhe në fillim të muajit dhe tani është bashkuar edhe pjesa tjetër, ndërsa tregon edhe se si u krye operacioni.

Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, sqaron ministri i Jashtëm.

gaza mep

Lini një Përgjigje