
Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka komentuar aksionin e Rithemelimit ditën e sotme në sallën e Kuvendit, i cili tha se kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë.
Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se kjo nuk është opozitë, pasi opozitar do të thotë diçka më të madhe dhe të prodhosh një alternativë krejtësisht ndryshe nga pushtetit.
Sipas tij, nga njëra anë thonë se janë në diktaturë, por nga ana tjetër Jamarbër Malltezi e biznesmeni Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndërtimi në ‘Ali Dem'.
“Thonë që jemi në diktaturë, por kanë marrë 19 kulla te kompleksi Partizani. Malltezi ka marrë leje ndërtimi për pallate edhe në “Ali Demi”. Në diktaturë nuk të japin leje ndërtimi. Kjo është qesharake, shqiptarët nuk janë idiotë. Kur humbet zgjedhjet flamurtari thotë u shitën votat. Është aksioner në minorancë i biznesit të politikës. Në atë grup unë dalloj njerëz që kanë akoma skelete në sirtar, dalloj dhe njerëz që shohin ëndrra me sy hapur”, u shpreh Kadilli.
Ai thekson se revolucioni nuk bëhet me deputetët, por nga populli.
“Incidenti pjesë e një reagimi agresiv i opozitës. Nuk është ajo që presin qytetarët shqiptarë. Opozita është shumë herë me e madhe se ata. Por ata kanë votat e çdo opozitari. Ajo PD nuk ekziston më dhe ata deputetë shfrytëzojnë lirinë e tyre. Nëse këta kanë vendosur që të zvogëlojnë aksionin politik është ide e tyre. Kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë dhe i kanë dhënë shans Edi Ramës, nuk mund të ketë revolucion që të bëhet nga deputetë. Populli po shkon në stadium që të festojë”, tha Kadilli.
Lini një Përgjigje