
Detaje të reja kanë dalë lidhur me operacioni e SPAK, ku u arrestua ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe 11 punonjës policie.
Sipas informacioneve mes personave për të cilët është lëshuar fletarrest është edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani. Mësohet se Breçani së bashku me të gjithë të arrestuarit e tjerë akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Sipas burimeve, në pranga ka rënë edhe shefi i krimeve në komisariatin nr.6 në kryeqytet Detan Gjoni. Ky i fundit mësohet se është arrestuar tek hyrja e stadiumit "Air Albania", pasi kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare. Dyshohet se grupi është ‘fundosur’ nga përgjimet e aplikacionit “SKY”. Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar 7 urdhërarreste.
Lini një Përgjigje