TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2023, 14:07

Çmontimi i bandës që trafikonte kokainë në Itali, arrestohen 40 persona; mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Çmontimi i bandës që trafikonte kokainë në Itali,

Një bandë italo – shqiptare që shiste drogë në disa qytete të Italisë është çmontuar në shtetin fqinj, ku kanë rënë  në pranga 40 persona. Operacioni u kodua 'Familja dhe miqtë", ku mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.

Bëhet fjalë për 22 të arrestuar dhe 18 në masë sigurie ‘arrest shtëpie'. Grupi italo-shqiptar drejtohej nga një italian dhe sipas akuzave sillte kanabis nga Spanja dhe kokainë nga Shqipëria.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashashi, marijuane dhe kokaine.

Grupi trafikoi 660 kg drogë nga vitit 2019 dhe qarkullonin 15 mln € në vit.

 

shqiptare kokaine itali bande

Lini një Përgjigje