TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2023, 07:53

Çmontohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, arrestohen mbi 10 persona

Shkruar nga Pamfleti

Çmontohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës,

Policia italiane ka goditur një bandë italo-shqiptare që vepronte kryesisht në Italinë qendrore; në Sardenjë, Liguria, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo.

Mediat italiane bëjnë të ditur se operacioni ka nisur që në agim dhe po kryen dhjetëra arrestime dhe kontrolle si pjesë e një hetimi për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga orët e para të ditës së sotme, në provincat e Cagliari, Sassari, Nuoro, Genova, Forlì Cesena, Ravenna, Firence, Pescara dhe Teramo, karabinierët e Komandës Provinciale të Cagliarit dhe Compagnia di Quartu Sant'Elena, së bashku me departamentet e specializuara dhe mbështetjen e drejtorisë qendrore të shërbimeve antidrogë, po kryejnë dhjetëra masa paraprake dhe shoqërimin e atyre që synojnë trafikun ndërkombëtar të drogës.

Detaje të mëtejshme të operacionit pritet të bëhen të ditura nga policia në orët në vijim.

bande italo shqiptare droge 10 persona

Lini një Përgjigje