
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur kthesa e Patosit.
Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona dhe dyshohet për një të vdekur.
Të plagosurit mësohet se janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut.
"Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip “Ford”, shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje