TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2023, 18:59

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas motorin; plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Veliternë në Maliq. Mësohet se një automjet tip “Ford” është përplasur me një motomjet, drejtuar nga një 17-vjeçaar.

Si pasojë, të dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë jashtë rrezikut për jetën. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka pësuar një dëmtim të këmbës.

“Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Policia bën me dije se rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

aksident maliq

Lini një Përgjigje