TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2023, 15:10

Iu bë atentat teksa lëvizte me biçikletë në Itali, zbardhet e shkuara e errët e shqiptarit dhe dyshimet e policisë

Shkruar nga Pamfleti
Iu bë atentat teksa lëvizte me biçikletë në Itali,
Ilir Kadiu

Një shqiptar në Itali ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë drejt Ilir Kadiut, 40-vjeçarit shqiptar, i cili lëvizte me biçikletë, duke e plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat italiane thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.

 

atentat itali dyshime polici

Lini një Përgjigje