TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2023, 13:36

Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 40-vjeçari qëllohet me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti

Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 40-vjeçari qëllohet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Acerra në komunën e Campania të Italisë ku një 40-vjeçari shqiptar iu bë atentat me armë zjarri.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në një kohë kur shqiptar ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas janë larguar. Ndërkohë 40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë në momentin kur është qëlluar.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

kronike atentat shqiptar itali

Lini një Përgjigje