TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2023, 11:45

Kishte fshehur në trup dhjetëra doze kokaine, arrestohet 33-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Kishte fshehur në trup dhjetëra doze kokaine, arrestohet

Në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ policia e Dibrës ka arrestuar një 33-vjeçar.

Sipas policisë, është vënë në pranga Alfred Gjoka, të cilit iu gjetën të fshehura në trup dhjetëra doza me kokainë.

“Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, forcat e Posaçme Operacionale, forcat "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Bulqizës, kanë ndaluar për kontroll shtetasin  A.Gj., ku iu gjetën të fshehura në trup, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të dozave të kokainës, shtetasi Alfred Gjoka, 33 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili do ti shiste dozat me lënde narkotike kokainë, në qytetin e Bulqizës”, njofton policia.

arrestim alfred gjoka bulqize

Lini një Përgjigje