TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2023, 09:28

Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë “Rolex-in”, kalon për gjykim dosja penale për Kristian Cenaj

Shkruar nga Pamfleti
Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë “Rolex-in”,
Mariglen Gjonaj-Kristjan Cenaj

31-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzën e "Vjedhjes me pasoje vdekjen”. Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë.

Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t'i marrë një orë Rolex dhe një varëse të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes. Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi iu gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij. Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkaktoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.

kristian cenaj vrasje gjykim dosje

Lini një Përgjigje