TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2023, 12:43

Shpërthimi me tritol në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz, arrestohet një prej autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me tritol në lokalin e Oltjon Muçajt në

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Kamëz, ku iu vendos një sasi tritoli një lokali të marrë me qira nga një 24-vjeçar. 

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Donald Trump” në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin me inicialet B.M.

“U arrestua B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve, ka rezultuar sa targat e automjetit tip Audi janë në pronësi të personit tëarrestuar. Ai ka kyçur gojën para oficereve te policisë duke mos dhënë asnjë detaj.

Dyshohet se ai mund te këtë qenë shoferi, por megjithatë policia ende nuk e ka të qartë rolin e tij. Grupi hetimor, thotë se është pranë identifikimit dhe të personit që shfaqet në video teksa ndez fitilin e tritolit dhe e hedh tek lokali.

Mësohet se sasia e lëndës plasëse të vendosur ka qenë rreth 50 gramë. 

Aktualisht hetimet janë përqëndruar si shënjestër tek lokali me qira, por kjo nuk e përjashton mundësinë të jetë edhe për ndonjë biznes tjetër.

Kujtojmë se, 24-vjeçari Oltjon Muçaj ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide kush mund të jenë autorët dhe ka pretenduar nuk ka konflikte me njeri.

kamez shperthim tritol lokal

Lini një Përgjigje