TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2023, 12:32

I vodhën varësen e floririt dhe morën peng 18-vjeçarin, në pranga djali i aktorit Ismet Drishti

Shkruar nga Pamfleti

I vodhën varësen e floririt dhe morën peng 18-vjeçarin,

Arnold Arapaj dhe Agim Drishti janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në bashkëpunim edhe me R.A kanë grabitur dhe mbajtur peng një 18-vjeçar te Unaza e Re.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, në rrugën ‘Loni Ligori’ në Unazë të Re, ku 2 të arrestuarit dhe 33-vjeçari i shpallur në kërkim i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari.

Pasi e kanë grabitur, ata e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.

Njëri prej të arrestuarve, 30-vjeçari Agim Drishti, është djali i aktori Ismet Drishti, i dënuar më parë për drogë dhe dhunë ndaj policëve.

Nga të dhënat e policisë rezulton se djali i humoristit dhe gazetarit është një person konfliktual, ku është shoqëruar plot 11 herë në polici nga viti 2012 e në vijim. Ndaj Drishtit janë bërë disa kallëzime penale, kryesisht për ushtrim dhune.

 

varese pranga ismet drishti

Lini një Përgjigje