
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Krujës, në fshatin Nikël. Mësohet se një automjet tip “Audi” drejtuar nga një 23-vjeçar ka përplasur për vdekje një 77-vjeçar.
Ky i fundit si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje