
Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Përgjimet e aplikacionit “SKY ECC” kanë shkaktuar tërmet në radhët e policisë. Prokuroria e Posaçme ka zbuluar disa efektivë dhe ish-efektivë policie kanë bashkëpunuar me bandat dhe për këtë arsye janë lëshuar 11 urdhër-arreste. Mësohet se policia ka ekzekutuar disa prej tyre.
Mes emrave të ndaluar është edhe ish-Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, i cili është arrestuar bashkë me djalin e tij. Po ashtu në pranga ka rënë shefi i krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, Detan Gjoni. Ai është arrestuar tek hyrja e stadiumit "Air Albania", pasi kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare.
Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi janë zbuluar biseda në “SKY ECC”.
Urdhër-arresti është lëshuar edhe për një emër të njohur, Ervin Matën. Ai mbahet mend për vrasjen në ish-Bllok dhe njihet si rivali i Ervis Martinajt. Policia ka kryer kërkime për të, por nuk është gjetur. Sipas burimeve, mësohet se djali i Breçanit ka lidhje dashurore me motrën e Ervin Matës.
Erzen Breçan, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, pas largimit të qeverisë Berisha, 2013, u përqendrua në aktivitetin e tij të një Security privat.
Në zgjedhjet parlamentare të 2013 ai u shfaq në listën e kandidatëve të PD-së.
Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale”.
Lini një Përgjigje