TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2023, 20:25

Operacioni i SPAK, urdhër arresti edhe për Ervin Matën; djali i Erzen Breçanit në një lidhje me motrën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, urdhër arresti edhe për Ervin Matën; djali i

Detaje të reja kanë dalë lidhur me operacioni e SPAK, ku u arrestua ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe 11 punonjës policie.

Masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, i cili është një emër i njohur për drejtësinë. Ai u përfshi në ngjarjen në ish-bllok, ku u përplas me Ervis Martinaj në vitin 2018 ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabiol Gaxha.

Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje grup i strukturuar kriminal. 

Nga ky aksion u arrestua ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani dhe është lëshuar urdhër ndalimi ndaj djalit të tij. Sipas burimeve, mësohet se djali i Breçanit ka lidhje dashurore me motrën e Evin Matës. 

Operacioni është ende në vijim. 11 të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. 

Gjithashtu, mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi janë zbuluar biseda në “SKY ECC”.

Si ndodhi përplasja mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt?

Ngjarja në fjalë ndodhi në 4 tetor, rreth orës 21:30 në ish-Bllok në kryeqytet, ndërsa rreth 12 orë pas përplasjes, Policia njoftoi se bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa shpalli në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabiol Allushaj, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e së enjtes së 4 nëntorit, në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të lokalit “Monopol”, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Mata u vetëdorëzua pas 6 muajsh në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dëshmoi dhe tregoi gjithçka ndodhi natën e 4 tetorit 2018. Biznesmeni Ervin Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar.

Pavarësisht se këngëtarja Elvana Gjata u konsiderua si mollë sherri për vrasjen e 4 tetorit në zonën e bllokut, zanafilla e saj u duk se ishte krejt tjetër. Ngjarja dyshohej të kishte si shkak prishjen e pazareve të drogës mes Ervin Matës dhe biznesmenit Eldi Dizadari, i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas informacioneve, Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të konsiderueshme droge, gjë që e ka tensionuar raportet mes tyre. Ka qenë Dizdari që i ka thënë Matës se për borxhin duhet të sqarohet me Ervis Martinaj.

Pas këtij momenti pronari i lokalit “Monopoly” Redi Popesku tha se biznesmeni Mata i ka kërkuar leje për të sjellë brenda në lokal, Ervis Martinaj, i cili është ulur më pas në banak me persona të tjerë, ku nuk ka vonuar shumë dhe ka nisur konflikti i cili degjeneroi në përdorimin e armëve. 

Historia me Elvana Gjatën

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015.

Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.

Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares. Në kohën e fejesës, Gjata u largua drejt Amerikës ku realizoi edhe disa projekte muzikore, dhe nuk nguronte të reklamonte në rrjetet sociale jetën luksoze që bënte, duke nisur që nga helikopteri privat, makinat e fundit dhe udhëtime të shumta.

Këngëtarja preferoi ta mbante të fejuarin e saj larg vëmendjes mediatike. Edhe kur festoi 30-vjetorin e lindjes së saj, Ervin Mata nuk ishte i pranishëm në festë, por prindërit e tij, po.

Pas vrasjes në ish-bllok, Elvana Gjata ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale për një periudhë prej 4-muajsh. Ajo nuk postoi asgjë, pasi më datë 5 tetor profilet e saj në rrjetet sociale u ‘bombarduan’ me komente denigruese që e akuzonin se ishte lidhur me një trafikant droge. Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana tashmë kishte zbuluar se nga i vinin të ardhurat për jetën luksoze që bënte. Kjo gjë bëri që këngëtarja shqiptare të humbiste mijëra ndjekës në Instagram.

 

spak tirane ervin mata

Lini një Përgjigje