TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2025, 22:48

Klodiana Lala: Safet Gjici në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk e kuptoj pse e mbajnë ende në burg

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala: Safet Gjici në gjendje të rëndë

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se ish kryebshkiaku i Kukës, Safet Gjici, është në gjendje të rëndë shëndetësore në burg.

"Zoti Gjici kërkoi liri me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që ka pasur.

Safet Gjici edhe pse akti që kreu ishte moralisht i dënueshëm dhe ligjërisht, për mua, sot dy vjet më vonë, nuk ka më arsye që Safet Gjici në atë gjendje që është të qëndrojë në arrest me burg, të gjithë epikrizët rezulton në gjendje problematike shëndetësore me një sëmundje të rëndë", tha ndër të tjera Lala në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.

Lini një Përgjigje