TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2025, 22:10

Karamuço zbulon çfarë pajisjesh përdor SPAK për të përgjuar të dyshuarit!

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço zbulon çfarë pajisjesh përdor SPAK për

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se rasti i përgjimit nga ana e SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj tregon se SPAK po krijo një rrjet të vetin inteligjent prej nga merr indici për raste të caktuara në kuadër të hetimit.

Ai tregoi se këto përgjime shfrytëzohen nga SPAK që të sigurojë prova për t’i paraqitur në gjykatë jo për ta dënuar, por për të forcuar idenë për masën e sigurisë që duhet të vendoset ndaj të pandehurit.

“Për këtë hanë bërë një sërë veprimesh operative gjurmuese të vëzhgimit dhe marrjes së informacionit në rrugë operative, pastaj të vendosjes së teknikës së përgjimit, qoftë ambiental apo telefonik. Ka aparatura të teknologjisë që ne si institucione ia kemi lënë të dënuarve të përdorin telefonat, nga ana tjetër prokuroria ka vënë aparatin që këto t’i përgjojë  çfarë po thuhet dhe çfarë urdhrash po japin jashtë. Mendoj që e njëjta teknikë është përdorur edhe në rastin e Veliajt”, tha Karamuço në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’.

Lini një Përgjigje