
Policia ka ndaluar dhëndrin e Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiakut të Elbasanit, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.
Në pranga ka rënë Aurel Mehjan. Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë me dije se Mehja është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm.
Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.
Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.
Lini një Përgjigje