TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2025, 15:00

Marsi shton alergjitë, mjekët ngrenë alarmin: Rritet numri i pacientëve të vegjël

Shkruar nga Pamfleti

Marsi shton alergjitë, mjekët ngrenë alarmin: Rritet numri i

Muaji mars ka shtuar numrin e pacientëve të vegjël në urgjencat spitalore. Mjekët shprehen se shkak janë bërë shtimi i alergjive ndaj kërkojnë vëmendje të shtuar nëse fëmijët shfaqin probleme.

Sipas mjekes pediatre Irena Palloshi aktualisht janë shtruar 30 fëmijë, por ka edhe ditë ku numri shkon në më shumë se 100 pacientë.

Pediatria theksoi se çelja e luleve shton problemet alergjike që shkaktohen jo vetëm nga poleni, por edhe nga ushqimi e lagështia.

Një thirrje kujdesi nga bluzat e bardha shkon për prindërit për t’iu drejtuar qendrave shëndetësore nëse vërejnë simptoma të ndryshme si lodhje këputje, apo vështirësi frymëmarrje tek fëmijët.

"Kemi pasur rritje të rasteve. Sot kemi 30 fëmijë, por ka raste shkon edhe në 100 raste në ditë. Astmat, alergjitë bëhen më të pranishme në muajin mars", u shpreh mjekja për "Ora News".

Lini një Përgjigje