
Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me përgatitjen e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se liderit të PD i intereson të ketë një grup deputetësh në Parlament.
Sipas tij, Berisha nuk e ka vendin në Parlament, por në burg ashtu sikur 10-12 emra në kandidaturat e PD të cilët janë në hetim.
“Berisha tenton të ruajë status kuon e cila është e ngurtë dhe i duhen një numër i vogël deputetësh sepse ka frikë të zgjerohet dhe nëse ka mundësinë. Ka frikë të zgjerohet me deputetët si Dash Sula, krijues të PD në Shkodër, deputeten e Elbasanit.
Berisha është i interesuar për një grupim të vogël deputetësh që mund të jenë bllokues në Parlament, i duhet akti i dhunës në Parlament.
Berisha është i qartë se do të kalojë një periudhë të caktuar në burgjet e vendit për mëkatet ligjore, presim mos ta shohim në Parlament.
Ashtu siç do jetë Meta dhe disa të tjerë. Kandidatët e Berishës janë 10 ose 12 prej tyre në hetim”, tha Çupi.
Lini një Përgjigje