TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2025, 15:12

Kontrollet e SPAK në banesë dhe biznes, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës

Shkruar nga Pamfleti

Kontrollet e SPAK në banesë dhe biznes, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë (GJL), ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtonin kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK.

Bashkëshortja dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.

Ky vendim vulos përfundimisht ligjshmërinë e kontrolleve të ushtruara nga autoritetet në kuadër të hetimeve të SPAK.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJL.

Lini një Përgjigje