
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar se kush rrezikon të goditet nga SPAK para zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se prokuroria nuk do të rrezikojë të shkojë te deputete aktualë, pasi ata kanë imunitet dhe ha kohë procesi për heqjen e tij. Por sipas tij, nuk do të ketë mëshirë ndaj emrave pa mandat, efektivëve dhe gupeve kriminale që do të përfshihen në krime zgjedhore.
“Për dërgime kërkesash në Kuvend për heqje imuniteti nuk besoj do ketë. Duhet 1 muaj procedurë. Se do dy javë ankimi i vetë personit. Këta mund ta kenë llogaritur dhe këta. Arrestime nga këta që nuk janë me mandat patjetër që do ketë. Mund të ketë arrestim në flagrancë gjatë fushatës, por jo të këtyre me mandat. Vetëm nëse ndodhin në kushtet e flagrancës. Se në kushtet e flagrancës të arreston direkt. Ç’janë punonjës policie, krimi i organizuar, nuk do ketë fare mëshirë”, tha ai.
Lini një Përgjigje