TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2025, 22:33

Ervin Karamuço zbulon “identitetin” e Nesti Angonit!

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Karamuço zbulon “identitetin” e Nesti Angonit!

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se dyshohet se Nesti Angoni që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, dyshohet të jetë një ish-financire.

Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

“Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.

Askush nuk mund ti dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”, tha Karamuço në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje