TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2025, 22:45

Ekstradimi i Lulzim Berishës, Karamuço: Spanja është kthyer në strehë për kriminelët!

Shkruar nga Pamfleti

Ekstradimi i Lulzim Berishës, Karamuço: Spanja është

Lul Berisha është ekstraduar në Shqipëri për të vijuar vitet e dënimit, por e kundërshton këtë vendim me arsyetimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha për emisioni ‘360 gradë’ se jugu i Spanjës është streha e personazheve të tillë, ndërkohë që Luftar Reci ka folur për ngjarje të bujshme duke përmendur edhe Lulzim Berishën.

Luftar Reçi ka folur shumë për disa prej ngjarjeve që nga 2005. Përmend edhe Lulzim Berishën. I dënuar me 25 vjet për disa prej ngjarjeve të rënda në Durrës dhe është liruar me kusht dhe Gjykata e Lartë e ka kthyer pas. Ne kemi jugun e Spanjës streha të këtyre personave, por për shkak se ka kompleksitet komunitetesh të tjera shumë pak futen në radar personazhe nga Shqipëria. Maroku mban Europën për kanabis sativa”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje