TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2024, 19:43

“Këtë muaj do të kemi lëvizje”, avokati paralajmëron arrestime të bujshme: SPAK ka marrë dosjet e pasurisë për kastën e 10 viteve të fundit

Shkruar nga Pamfleti

“Këtë muaj do të kemi lëvizje”, avokati

Avokati Edmond Petraj ka komentuar lëvizje e fundit të SPAK. Petraj thekson se politikanët duhet të përballen me organet e akuzës si çdo qytetarë i zakonshëm, pasi ka përfunduar cikli për ta.

Sot të përballesh me akuzën si qytetarët e tjerë, do shikosh se çdo të thotë organ akuze. Akoma ecin me mendimin se ç’kam qenë. Ka përfunduar cikli. Është rotacion. Edhe pse do zgjidhen me lista të mbyllura, këta nuk do bëjnë betimin”, tha ai.

Petraj vijoi më tej duke thënë se së shpejti priten arrestime të reja nga sistemi gjyqësor, por edhe nga politika. Sipas tij, SPAK ka marrë shumë dosje pasurie në ILDKP.

Mendoj se mund të kemi lëvizshmëri. Ngelet për tu parë. Mund të arrestohen dhe persona të tjerë. Kjo është pjesë e sistemit të drejtësisë. Për politikën është e tëra në proces. Këtë muaj mund të kemi lëvizje konkrete. Janë marrë dosjet e ILDKP. Subjektet e 10-vjeçarit janë marrë të gjithë. Se ça del nga ajo, mbetet për tu parë. E shikoj se pjesa e ciklit ka përfunduar. Në pjesën e zgjedhjeve do duket faktike”, tha ai.

Lini një Përgjigje