TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2024, 18:10

A do t’i heqë Trump “non gratën” Berishës? Ngjela: Thur iluzione kot, dosjen administrata republikane ja kopsiti

Shkruar nga Pamfleti

A do t’i heqë Trump “non gratën” Berishës?

Avokati Spartak Ngjela shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Donald Trump t’ia heqë non-gratën Sali Berishës. Ajo që duhet të bëjë Berisha tha Ngjela, është të vërtetojë të kundërtën e akuzave që rëndojnë ndaj tij.

Po ashtu ai deklaroi se rikthimi tij nuk do të ndikojë as te ecuria e reformës në drejtësi.

Nuk mund të ketë tërheqje nga Reforma në Drejtësi sepse ajo është doktrinë. Ky hyrë në Parlament edhe është e njohur. Amerikanët e duan domosdoshmërish pushtetin gjyqësor të pavarur në Shqipëri. Duan që drejtësia në Shqipëri të jetë në nivel të lartë. Zakonisht politikat nuk ndryshojnë në Amerikë sepse janë precedente. Edhe në aspektin e Berishës nuk do të ndodhë gjë. Motivi i Berishës për shpalljen non-grata është për korrupsion dhe për veprimtari antiamerikane. Ndaj është shumë e vështirë. Duhet të provojë të kundërtën ai që ta heqë non-gratën. Berisha non-grata ka dalë në kohën e Trump-it. Nuk e ka nxjerrë Biden. Kështu që nuk i kthen Trump-i vendimet e tij. Kjo është pamundësi absolute”, tha Ngjela në DritareTV.

Lini një Përgjigje