TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2024, 16:45

Dyshohet se abuzoi me të miturën, flet gruaja e 43-vjeçarit në Maliq: Uroj të dalë e vërteta siç është, jo siç duan ta bëjnë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se abuzoi me të miturën, flet gruaja e 43-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit. Edison Sheme, babai i 4 fëmijëve prej 4 vitesh dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, prej moshës 12-16 vjeçare.

Vetëm ditët e fundit e mitura ka denoncuar rastin flagrant, nën prani të prindërve dhe psikologëve duke treguar gjithçka ka ndodhur me të për 4 vite.

Bashkëshortja e të akuzuarit mohoi në një intervistë për Euroneës Albania vërtetësinë e akuzave. Ajo tha se gjithçka është sajuar nga kryeplaku i fshatit për shkak të konflikteve me bashkëshortin.

Jam bashkëshortja e Edisonit. Për mua nuk është e vërtetë, bashkëshorti im është familjar i rregullt. Për mua është shpifje, e gjitha shpifje. Janë shpifje nga njerëz të tjerë, nga kryeplaku i fshatit sepse ka patur sherre më parë. Atë ditë ka pasur gjyq bashkë dhe nuk arriti ta bënte gjyqin, u mbyll, përfituan atë që deshën dhe e lanë Edisonin me një njollë të zezë që nuk e ka aspak. Njohje kemi, bashkëfshatarë, në shtëpi jo, në magazina po, luanin fëmijët me fëmijët e mi. Vajza e mitur dhe vajza tjetër vinin e luanin me fëmijët e mi. Unë nuk kam folur asnjëherë me ta, se fundmi jo. Hera e fundit që fola me Edisonin ishte dje, më tha më kanë akuzuar. Nuk dimë se çfarë bëhet. E gjithë kjo është gënjeshtër. U bëj thirrje vajzave, janë të vogla, të mos e njollosin nderin e tyre për lek, të ruajnë dinjitetin. Do i ndjekë kjo kudo të jenë, nuk shpëtojnë. Mua më shkatërruan por unë e kam familjen, do e rregulloj përsëri, por ato çdo bëjnë? Uroj të dalë e vërteta siç është, jo siç duan ta bëjnë”, tha bashkëshortja për "Euronews Albania".

 

Lini një Përgjigje