TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2024, 15:39

Kush do të fundoset nga "SkyEcc"? Pas Kryeprokurores belge, Altin Dumani pret atë holandeze

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të fundoset nga "SkyEcc"? Pas Kryeprokurores belge, Altin

Mos vallë SPAK po shkon te pushtetarët që dalin te SkyEcc? 

Zbardhen detajet e takimit të kreut të SPAK, Altin Dumani me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Sue Preenen.

“Pamfleti” e lajmëroi që një ditë më parë ardhjen e saj dhe kjo vizitë vjen pas takimit që Dumani pati me kryeprokuroren belge. Sipas burimeve fokus i takimeve kanë qenë komunikimet në SkyEcc dhe EncroChat.

Sipas SPAK, Dumani përshëndeti arritjet e deritanishme, të cilat kanë krijuar një themel të fortë në adresimin e çështjeve dhe avancimin e hetimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Holandës. Preenen e cilësoi mbresëlënëse punën e suksesshme dhe rezultatet e shënuara nga SPAK në një kohë të shkurtër, prej themelimit të këtij institucioni.

Gjatë takimit u fol edhe për sfidat e përbashkëta dhe identifikimin e metodave më efikase për shkëmbimin e ndërsjelltë dhe të shpejtë të të dhënave që do t’u vijnë në ndihmë skuadrave të përbashkëta hetimore, në konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Takimet e këtij niveli ndihmojnë në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar, i cili i tejkalon kufijtë e vendeve respektive si dhe ndihmojnë në rritjen e kapaciteve dhe transparencën ligjore”, njoftoi SPAK.

Mos vallë SPAK po shkon te pushtetarët që dalin te SkyEcc? Duhet theksuar se komunikimet e kriptura u zbuluan nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Falë tyre SPAK ka goditur grupet më të mëdha të krimit në vend. Mirëpo thuhet se Sky Ecc kanë përdorur edhe politikanët. Mos vallë shumë shpejt do kemi emra zyrtarësh? Kryeprokurorja belge zhvilloi dy takime në SPAK, një të hënën dhe një të mërkurën. Ndërkohë sot kemi kryeprokuroren belge. Duket se diçka po zien.

 

Lini një Përgjigje