TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 21:35

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë urgjente për operacion

Shkruar nga Pamfleti

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët

Geraldo dhe Rozefa janë bekuar me katërnjakë, një vajzë dhe tre djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.

Katër foshnjat kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove që t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.

“Jemi të dëshpëruar, por kemi besim tek zemra e madhe e shqiptarëve. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë ndryshimin mes errësirës dhe dritës për fëmijët tanë", shprehen prindërit me lot në sy.

Lini një Përgjigje