TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 16:21

Zgjedhjet e pjesshme, Maliqi: Qytetarët nuk i besojnë më politikës për shkak të skandaleve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e pjesshme, Maliqi: Qytetarët nuk i besojnë më

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkisë e vendit: Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik.

Ai tha se pjesëmarrjen e ulët në votime, tregon një bojkot masiv të qytetarëve si majtas ashtu edhe djathtas. Sipas tij, qytetarët nuk i besojnë më politikës për shkak të skandaleve.

“Kjo për shkak se populli shqiptar nuk i beson më politikës, madje edhe për shkak të skandaleve, për shkak edhe të ndarjes territoriale.

Sot më herë gjatë ditës kam deklaruar se pjesëmarrja nuk e kalon 25 %, madje me këtë trend as tek 20 % nuk ka për të vajtur”, tha Maliqi për “Ora News”.

Lini një Përgjigje