TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 16:09

Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Qytetarët të distancuar, çfarë tregon pjesëmarrja e ulët në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Qytetarët të distancuar,

Analistja Brizida Gjikondi tha se numri i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale ishte i pritshëm.

Ajo u shpreh se ka një distancim të qytetarëve ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas. Gjikondi e cilën pjesëmarrjen e ulët në Vlorë, si një ndëshkim për mazhorancën.

“Është logjike pjesëmarrja e ulët, flasim për një mandat një vit e pak. Zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë, janë zgjedhje për kryetarin e bashkisë dhe jo për këshillin bashkiak i konsideruar si parlamenti i Bashkisë.

Në këto 5 bashki nuk kemi zgjedhje për këshilltar bashkiak dhe e fundit që duhet lexuar nga partitë mendoj se ka një distancim ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas, por më shumë e shoh si ndëshkim për të majtën.

Pjesëmarrja shumë e ulët në Vlorë duhet lexuar mirë. Përveç Vlorës, flasim për qytetet e tjera me një numër shumë të vogël votuesish”, tha Gjikondi për “Abc News”.

1 Komente

  1. R
    Roku

    Kjo eshte bije blloku e familjare kriminelesh o te mjere, deri dje shkruante ne fletushka letrash te ndyta..Perse e vini ne loje

    Lini një Përgjigje