TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 13:05

Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Zaloshnja: Shpjegohet me pesimizmin që ka kapur elektoratin e djathtë

Shkruar nga Pamfleti
Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, Zaloshnja: Shpjegohet me
Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e pjesshme vendore në qytetin e Vlorës pjesëmarrja deri tani është shumë e ulët në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Sondazhisti i njohur Eduard Zaloshnja, theksoi se kjo situatë shpjegohet me faktin se në qytetin bregdetar votuesit e djathtë janë të dekurajuar dhe në këto kushte nuk kanë shprehur interes për të marrë pjesë në votime.

“Dobësia e pjesëmarrjes në Vlorë shpjegohet me pesimizëm që e ka kapur elektoratin e djathtë në Vlorë, se aty nuk fitojmë dot.

Në bashkinë Mat, pjesëmarrjen doli më e lartë, sepse njerëzit aty e mendojmë se mund të ketë garë konkurruese, kurse në Vlorë e shohin të pamundur që mund të ketë ndryshim në rezultat dhe janë të dekurajuar”, tha ai për "Abc News".

 

zgjedhjet lokale te pjesshme

1 Komente

  1. P
    Pa parti

    Ça komenti ti besh ketij Eduard Zaloshnjes. I shitur koke e kembe te Edi Rama. Vlora voton 12%, ky thote ska dale elektorati i djathte se eshte i zhgenjyer. Po pse o matamatikan i zgjedhjeve, elektorati djathte 88% eshte ne Vlore??!!

    Lini një Përgjigje