TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 10:03

Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, komisioneri: Presim orën 12:00, se zgjohen vonë

Shkruar nga Pamfleti
Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, komisioneri: Presim orën
Foto Ilustruese

Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen këtë të dielë zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryebashkiakun.

Pasi kanë kaluar dy orë nga nisja e procesit të votimit në shumë qendra në Vlorë, pjesëmarrja e votuesve është shumë e ulët. Shumica e kutive të votimit është bosh ndërsa interesi për të hedhur votën për kryebashkiakun e ri duket shumë e ulët.

Përfaqësuesi i mazhorancës në komision tha se pjesëmarrja ishte normale deri në orën 09:00 kishin votuar 25 veta, ndërsa shtoi se rreth orës 12:00 prisnin të kishin fluksin e votuesve.

“Pjesëmarrja ka qenë normale, kjo është lagje e vjetër e Vlorës. Si ditë e diel, ditë pushimi dhe koha me shi, presim më shumë pjesëmarrje në orët në vijim. Presim orën 12:00 që të ketë fluks se është edhe një zonë që ngrihen një çik vonë…”, tha ai.

Lini një Përgjigje