TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2025, 19:10

Moti i keq në Sarandë/ Rënie gurësh dhe dherash në rrugën Kardhiq-Delvinë, probleme në qarkullim

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Sarandë/ Rënie gurësh dhe dherash në

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin jugor gjatë orëve të fundit, kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës.

Sipas raportimeve nga drejtues të mjeteve, në disa segmente të rrugës ka pasur rënie gurësh, balte dhe inerte, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme, sidomos në kthesat afër hyrjes së tunelit.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por rreziku mbetet i lartë nëse reshjet do të vijojnë me të njëjtin intensitet.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës janë në terren duke monitoruar situatën ndërsa këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, kryesisht në këtë aks rrugor.

Lini një Përgjigje