
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka reaguar pas sekuestrimit të 300 kg kanabis në doganën e Malit të Zi në kamionin me paleta druri që u fut nga Shqipëria. Ai shkruan se krenohet me rezultatet e drejtorisë së doganave dhe të policisë.
“Zyrtarët e Drejtorisë Doganave, mëngjesin e sotëm kanë gjetur një sasi të madhe droge në hapësirën e ngarkesave. Ngarkesa e lartpërmendur është siguruar me vulë doganore, por zyrtarët e UPC-së, përmes analizës së rrezikut dhe punës së inteligjencës, e veçoi për inspektim dhe bëri një vepër që meriton të gjitha lavdërimet”, tha ai.
Babë e bir nga Durrësi tentuan të kalojnë rreth 300 kg kanabis përmes doganës së Malit të Zi. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishte destinacion Austrinë, autoritetet doganore zbuluian sasinë e drogës.
Policia kanë shoqëruar të dy shtetasit dhe ka bllokuar mjetin.
Lini një Përgjigje