TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2023, 12:40

Megaoperacioni “Tempulli”, gazetari: Arrestohen peshqit e vegjël, shpëtojnë 'kokat'

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni “Tempulli”, gazetari: Arrestohen peshqit e

Gazetari Elkier Bushkolaj ka folur në lidhje me megaoperacionin policor “Tempulli”. Ai u shpreh se ata që arrestohen në operacionet anti-drogë janë “të vegjlit dhe se kokat e bandave nuk goditen në të tilla raste.

“Sa kohë ndalohet qoftë edhe një shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në shkolla, ne jemi dhe vetë prind, absolutisht është lajm i mirë. Por ne përveçse gazetar dhe përcjellës të lajmit, normalisht shkojmë pak edhe përtej lajmit. Në gjykimin tim operacioni është i mirë sa i përket dhe numrit të të arrestuarve, por dhe cilësisë së tyre sepse kemi persona që merreshin direkt me trafikimin e lëndëve narkotike nga Kanadaja në Shqipëri, por unë besoj që duhet shkuar pak më tej. Pse e them këtë? Ditën që ndodhi ky operacion, një operacion i ngjashëm ndodhi në Itali në Milano ku në fund hetimet u realizuan me goditjen e kokave, pra me të grupeve kriminale, ndërkohë e kundërta po ndodh në Shqipëri. Kemi një megaoperacion të shtrirë në 5 qarqe dhe në fund të ditës nuk po arrijmë te kokat", u shpreh Bushkolaj.

tempulli megaoperacioni

Lini një Përgjigje