Më 2015, Millonai ka zhvilluar një vizitë në Zyrën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kroaci. USKOK është homologia e SPAK dhe prokuroria jonë u ngrit sipas këtij modeli. USKOK arrestoi kryeministrin kroat, Ivo Sanader....
Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar ta ndiejë ngushtimin e lakut. Si kurrë më parë, ai shpërtheu të enjten në një sulm të paprecedentë ndaj prokurores së SPAK, Enkeleda Millonai. Ai e cilësoi bandite dhe shërbëtore të PS për faktin e vetëm sepse prokurorja po i heton dhëndrin. Millonai po kopsit dosjen e kompleksit “Partizani” dhe kjo e ka tërbuar Berishën.
Kush është Enkeleda Millonai?
Ajo ka lindur më 02.04.1980 në Berat. Ka qenë pjesë e grupit të punës, për përgatitjen e raporteve mbi aftësitë profesionale të prokurorëve, në kuadrin e Reformës në Drejtësi, në Prokurorinë e Përgjithshme- nëntor 2017 – prill 2018.
Në vitin 2009 deri para emërimit në SPAK ishte prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, seksioni kundër korrupsionit, pastrimit të parave. Më 2016 u emërua zv/drejtuese në këtë prokurori.
Shtator 2015 – Dhjetor 2015, ka qenë e komanduar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Në periudhën 2008 – 2009 ka qenë prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Po ashtu ka qenë pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Në vitin 2009 ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës.
Në vitin 2014 ka marrë pjesë në një trajnim të OLAF & Croatian National Bank, Konferencë e zhvilluar në Kroaci, “Balkan Network For Euro Protection”.
Më 2015 ka zhvilluar një vizitë në Zyrën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kroaci. Vizitë studimore pranë USKOK, për hetimin dhe ushtrimin e ndjekjes penale për veprat penale të korrupsionit. USKOK është homologia e SPAK dhe prokuroria jonë u ngrit sipas këtij modeli. USKOK arrestoi ish- kryeministrin kroat, Ivo Sanader.
Ka kryer vizitë studimore në Departamentin e Shteteve te Bashkuara, Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit (ILEA), Roswell, New Mexico, ku është trajnuar në Luftën kundër korrupsionit.
Po ashtu ka marrë pjesë në një tryezë të DASH në Tiranë me Drejtuesit e NJPH dhe Ndërlidhësit e Posaçëm dhe Sesioneve Trajnuese me Agjentët e FBI për Teknikat e Hetimit me Agjentë të Infiltruar.
Pra duket se kemi të bëjmë me një prokurore të mirëtrajnuar nga amerikanët dhe duket se kjo e ka alarmuar Berishën. /Pamfleti
Lini një Përgjigje