TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2023, 21:58

Djegia e pallatit, urbanisti zbulon materialin: Është krim, ka në bazë naftën

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e pallatit, urbanisti zbulon materialin: Është krim, ka në

Urbanisti Gent Karpata ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth rritjes së çmimit të referencës për ndërtesat dhe për cilësinë me të cilën po bëhen ndërtimet e reja.

Ai foli ndër të tjerat për djegien e pallatit në zonën e njohur si 21-Dhjetori në Tiranë, ku tha se materiali i përdorur atje ka në bazë naftën.

Ne dimë që shumica e njësive tona të banimit nuk kanë një sistem rrugor të brendshëm nëpërmjet të cilit të mund të futet zjarrfikësja. Problemi i parë nuk është materiali. Në të gjithë Evropën kemi ndërtesa të vjetra prej druri që janë shumë më të djegshme, por materiali është e dyta, se po të kishim një sistem zjarrfikës mund të ishte shmangur ky dëm.

Polisteroli, ka në bazë naftën, ajo është ndërtuar si një material që digjet. Këtu ne kemi një krim. Por kjo zgjidhet siç e ka zgjidhur e gjithë bota, ka kushte teknike të miratuara të cilat duhet të zbatohen”, tha Gent Karpata.

Lini një Përgjigje