
Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar zhvillime nga Prokuroria e Posaçme. Ajo ka thënë se SPAK ka në duar një sërë dosjesh të bujshme, teksa ka folur dhe me emra.
Sipas gazetares, priten zhvillime sa i takon hetimeve ndaj familjes Meta dhe asaj Berisha. Gazetarja shprehet se SPAK po heton thellë djalin e ish-kryeministrit Berisha.
“Aktualisht është nën hetim ish-ministri i Shëndetësisë zoti Ilir Beqaj për sterilizimin. Duke qenë se është aksion i muajit gusht. Ka qenë një shuplakë që ka marrë SPAK nga gjykata sepse hetimet më shumë se 3-vjeçare nuk sollën rezultatet e pritshme sepse u arrestuan vetëm biznesmeni dhe zv/ministri. Nëse nuk është përgjegjës ministri i kohës kush mundtë jetë tjetër?
Kemi çështje ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe familjarëve të tij, në rastin konkret ndaj zonjës Kryemadhi dhe personave të lidhur me të. Ka një hetim ndaj familjes së ish-kryeministrit Berisha. Janë duke u hetuar djali dhe dhëndri i tij. Djali i ish-kryeministrit Berisha është thirrur nga ana e SPAK, por ka dhe çështje të tjera që po hetohen në kuadër të pastrimit të parave”, tha ajo në një studio televizive.
Lini një Përgjigje