TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2024, 22:37

“Je një mercenar i Berishës”, Adriatik Doçi përplaset ashpër me Genc Burimin: Kam informacion që Jamarbri të hedh sufllaqe nga ballkoni

Shkruar nga Pamfleti

“Je një mercenar i Berishës”, Adriatik Doçi

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes gazetarit Adriatik Doçi dhe analistit Genc Burimi.

Gjithçka filloi me refuzimin e Burimit për ti’u përgjigjur pyetjeve lidhur me dosjen e Berishës në SPAK, pasi nuk e ndjen veten prokuror tha ai. Më pas pati replika me Doçin që kaluan në akuza personale. Debati ndodhi në 'Repolitix'.

Doçi: Për apendesitin nuk po flasim! Je gazetar mund të përgjigjesh.

Burimi: Është bërë akuzë për ty për gjoba në SPAK. Akuza nuk është bazë, baza është gjykimi. Je akuzuar për gjobvënie.

Doçi: Të ikën zëri sa del tek kryefjala.

Burimi: Je gjë gjobaxhi? Nuk të them dot se nuk jam prokurori

Doçi: Tani e bëre prokurorin, nxirri faktet.

Doçi: Je një mercenar i kështjellës së madhe të gjobave të famijles Berisha. Është gjobvënësja më e madhe në Shqipëri. Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha janë gjobvënësit më të mëdhenj në Shqipëri. Pse nuk e përmend Berisha Bashkim Ulajn? Sepse e paguajnë të gjithë. Deri tani bëre shenjtorin, tani bëre prokurorin.

Burimi: Dua të shoh vendimin e gjykatës. Trump është dënuar dhe ka të drejtë. Ai parim që e mbron Adriatik Doçin për gjobaxhi, jemi në demokraci. Adriatik Doçi tha diçka të pavërtetë.

Doçi: Kam informacion që Jamarbri të hedh sufllaqe nga ballkoni. Nuk e kam faktuar. Pas emisionit shko dhe hap gojën tek rruga non grata, se do të hedhin sufllaqen.

Burimi: Nuk e njoh Tiranën, nuk e di ku është rruga.

Lini një Përgjigje