TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2024, 22:21

“Vetting tipik i një shtetari”, gazetari për dosjen kundër Berishës: Hetim alla FBI, faktet do përdoren për padi të tjera

Shkruar nga Pamfleti

“Vetting tipik i një shtetari”, gazetari për dosjen

Gazetari, Poli Hoxha tekes ka komentuar akuzat e SPAK ndaj Sali Berishës, u shpreh se një pjesë e madhe dosjes Partizani është e gatshme për tu përdorur për padi të tjera ndaj ish-kryeministrit.

Sipas tij, SPAK ka ndjekur metodat e FBI.

Është tipik hetim i FBI-së, gjithëpërfshirës, kapilar, zbret deri në ’96. D.m.th është një vetting tipik i një shtetari, i një njeriu që ka qenë në krye të këtij shteti, president, dy herë kryeministër. Ky është Vetting siç i bëhet atyre gjyqtarëve, por që akuza është vetëm për ‘Partizanin’. Me atë që kam lexuar unë, një pjesë shumë e madhe e kësaj dosjeje është e gatshme për tu përdorur për padi të tjera për Berishën. Dosja nuk ishte më sekret sepse u nis për në gjykatë”, tha ai në Ora News.

Lini një Përgjigje