TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shtator 2024, 21:39

"Drejtuesit e policisë po goditen qëllimisht", Karamuço tregon emrin që u kërcënua nga bandat kriminale

Shkruar nga Pamfleti

"Drejtuesit e policisë po goditen qëllimisht",

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në se drejtuesit e policisë po goditen qëllimisht teksa jemi në prag të garës për kreun e ri të policisë së shtetit.

Ai shprehet se kreu i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj është kërcënuar nga bandat por nuk ka pranuar asnjëherë ta bëjë publik si fakt.

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj klanit kriminal ‘Çopja’ si dhe janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues Policie që kanë pasur dijeni për operacionin.

“Lajmi duhet të kishte dalë që në atë kohë. Drejtori i policisë së Elbasanit që i është sekuestruar telefoni është kandidat për kreun e policisë së shtetit. Nuk mendoj se është vetë sulm politik, por duke i përdorur tani është sulm nën brez, kjo propagandë që bëhet për disa nga këta që nuk kanë prova por flitet, je i lidhur me filan bandë, është komisioni që i vlerëson këta, gjyqi publik duhet të marrë fund. Hetimi ka ndodhur, janë hapur kodet e telefonave, janë çuar në laborator dhe është parë gjithçka, është SPAK që duhet të thotë nëse ka pasur apo jo gjë, se këta njerëz ndërkohë do të garojnë. Drejtori i Shkodrës ka pasur një vit shumë të vështirë në Shkodër, me ngjarje të rënda kriminale, e ka përballuar dhe ka bërë aksione pa fund për asgjësimin e bimëve narkotike. Dhe është kërcënuar nga bandat, ai nuk e pranon vetë në media se nuk do të ulë autoritetin e të viktimizohet, por në ditët në vijim është kërcënuar, edhe në atentatin e fundit ai është kërcënuar”, tha Karamuço për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje